Fshati Guriq i Malishevës, dikur ishte pikë e nxjerrjes së xehes e nga këtu destinacioni ishin vendet perëndimore.
Dheu tashmë ka mbuluar, por vrimat e tri pikave kryesore që dikur ishin pjesë e gërmimeve kanë mbetur ende shenjë për të treguar historinë.
Të freskëta kujtimet i ka edhe Mehdi Mazreku, banorë i këtij fshati.
Ndonëse ky nuk kishte pasur mundësin të ishte pjesë e saj shkua i moshës, mbanë mjaft mirë mënde vitet e arta të këtij fshati.
“ Këtu kanë fillua diku në vitin 1943 për nxjerrje të mineraleve pastaj është dërgua në Ferizaj dhe nga ato është dërgua në perëndim. Këtu kanë punua rreth 12 persona që kanë qenë të punsuar nga fshati deri në vitin 1956 pastaj këtu janë mbyll dhe kanë vazhdua punën në fshatin zatriq të komunës së Rahovecit. Këtu është bë shembja e minierës dhe duhet të ketë veshje speciale për të hyr brenda. Afër 50 metra ka qenë e gjatë të trijat janë përafërsisht më të njëjtën gjatës” ka thënë Mazreku.
Që nga ajo periudhë, të vetmit që i kanë vizatuar këto vende janë banorët.
Por në vitin 2015 për këtë kodër interesim kishin shprehur edhe Britaniket.
“ Në vitin 2015 kanë qenë disa Britanik që janë interesua dhe patën than se kanë një projekt për këtë dhe sipas tyre janë të interesuar për të ri funksionalizuar në bashkëpunim më Qeverinë por më s’ka ardh askush. Kjo kodër njihet për xehe”, ka shtuar Mazreku.
Historinë për të nga të paret e ka dëgjuar edhe Abaz Mazreku.
Ndërsa brenda kësaj miniere ka hyrë edhe vetë ai.
Ndonëse jo për të nxjerr xehe, Mazreku tregon se për çka e kanë përdorur të rinjtë për një kohë.
“ Këtu kanë nxjerr qelik pastaj i kanë qu në Ferizaj dhe përmes trenit janë dërgua në shkretitore. Thonë se janë 300 metra. Po na si çoban i kemi vizitua dhe jemi larë në to. Pasi pasi janë mbyll aty kanë qenë në gjendje për të hyr brenda në thellësi të saj dhe ka pas ujë e kemi shfrytëzua për mu la. Një kohë ka pas inxhinier që janë ardh më pa dhe eksperimentua por që asgjë nuk kanë bërë më për të rikthye në funksion këtë minierë”, ka thënë Abaz Mazreku.
Për të depërtuar brenda saj është e vështir pasi koha ka bërë që pjesë e hyrjes të shembet.
Por banoret e kësaj zone, ujin e marrin nga kjo pjesë.