Fshatrat e Kamenicës pa mjekë, komuna thotë se po dërgon ekipe mobile

Asnjë injeksion, banorët e fshatit kufitar Karaçevë në Kamenicë, nuk mund ta marrin në ambulanten e fshatit të tyre. Përveç këtij fshati, edhe fshatra të tjera të kësaj komune kanë mungesë të mjekëve, derisa komuna thonë se po dërgon ekipe mobile aty ku kanë mungesa. Por banorët thonë se ata nuk po vijnë në ditët e caktuara

Nuk ka as dy vjet prej kohës kur është rinovuar, por pak punë bëhet në ambulanten e fshatit Karaçevë të Kamenicës.

Kjo shkaku i mungesës së stafit shëndetësorë. Banorët e zonës kufitare, tregojnë për vështirësitë që po u sjellë kjo situatë.

“Është problem se na i kemi 140 shtëpi të banuara dhe kemi nevojë që të kemi mjekun tonë, në këtë kohë mos me pas mjekë Karaçeva është për gjynah. Duhet më shkuar në Rogoçicë e më prit renë. Kjo po kushton edhe më buxhet pasi duhet të kemi mjete për më shkuar deri të ambulanta tjetër”, ka thënë Rabit Kastrati-Përfaqësues i fshatit.

Zgjidhje e parë për trajtime qofshin elementare, banorët thonë se e kanë fshatin Roganë, por për raste më serioze, gjithsesi në komuna të tjera.

“Këtu po kemi shumë problem me mungesë të mjekut. Që një vit ne s’kemi mjekë këtu. Infermierja nuk mundet më kry as një shërbim dhe ne duhet të udhëtojmë më kilometra për më shkuar deri atje”, ka deklaruar Xhevat Keka – Banor.

Por Karaçeva nuk është fshati i vetëm në këtë gjendje, derisa nga Drejtoria e Shëndetësisë, tregojnë se si po përballen me këtë gjendje.

“Mungesa e kuadrove dhe doktorëve e ka prekur edhe komunën e Kamenicës, ne kemi mungesë të mjekëve nëpër fshatra por mungesat mundohen të mbulohen nga ekipet mobile e QKMF-së”, ka theksuar Eurona Hoda – Drejtoreshë e Shëndetësisë, Kamenicë.

Përveç fshatrave, edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kamenicës, siç ka raportuar Dukagjini javë më parë, ka mungesë të profileve si pediatër e gjinekolog.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika