Fshatrat e Podujevës me pak banorë, mbyllen shkollat e tranferohen nxënësit

Fshatrat e Podujevës kanë nisur të boshatisen. Disa prej tyre janë pa asnjë banorë të vetëm, e disa të tjera me një numër të vogël. Kjo ka quar edhe në mbylljen e shkollave e transferimin e nxënësve, derisa banorët kërkojnë që tu krijohen kushte që të tu mundësohet jeta në fshat

Shtëpi të zbrazëta e shkolla të mbyllura. Fshatrat e Podujevës, kanë nisur të braktisen në masë të madhe nga banorët.

Banorët, sipas kryetarit të fshatit, Tafil latifi, po zgjedhin qytetin, përballë vështirësive të jetesë në fshat.

“Fshatrat përreth i kanë diku 39 shtëpi por jo më shumë. Fshatrat përreth kufirit kanë qenë më të banueshme”, ka thënë Tafil Latifi, kryetar i fshatit.

Nga Zhitia e deri në Bercë, gjatë qëndrimit të ekipit të televizionit, banorët që hasen janë të rrallë.

Një prej tyre, është Esat Jashari, që tregon edhe se çka u mungon në fshatin e tyre, e që do t’ua lehtësonte jetën.

“Tash ka pak dicka…Kanë dale ma moti, para 10 viteve. Na duhet një ambulantë më afër. Sa shkojmë deri në Pollatë, ta kemi këtu”, ka thënë Esat Jashari, Qytetar.

Sikur në Zhiti, edhe në fshatrat e tjera hasen shkolla të mbyllura.

Për këtë të parën, Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu thotë se vendimi për mbylljen dhe transferimin e nxënësve, është bërë me qëllim të socializimit të tyre.

“Aty ka ra numri I nxënësve si në Zhiti, ku numri i mësimdhënsve ka qenë më i madh dhe si arsye kryesore për t’i bashkuar shkollat ka qenë ajo e socializimit të fëmijëve. Kam qenë vet aty e kam pare procesin dhe e kam pare sa e vështirë ka qenë të mësohet aty ku nuk ka mendime ndryshe”, ka deklaruar Avni Fetahu, drejtor i arsimit në Podujevë.

Siç tregon Fetahu, rrugëtimi i nxënësve është mbuluar nga komuna dhe se asnjë mësimdhënës nuk ka humbur punën nga mbyllja e shkollave në fshatra.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika