Fshehja e pagesave nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare/ Charles McGonigal pranon fajësinë në gjykatë

Pranimi i fajësisë u bë në një seancë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje në mes të akuzës dhe avokatëve të zotit McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzuan tetë akuzat e tjera në akt-padi

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000 dollarë shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në një seancë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje në mes të akuzës dhe avokatëve të zotit McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzuan tetë akuzat e tjera në akt-padi.

McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij jozyrtar të kryeministrit të Shqipërisë, Dorian Duçka.

I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”, McGonigal u përgjigj “Po”.

Gjatë seancës McGonigal pranoi se i kishte zhvilluar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një miku të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri./Zëri i Amerikës/

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika