“Fshirja e këngës nga YouTube” shkak i përplasjes mes Taynes dhe Rinor Hykollit

Rinor Hykolli ia ka bllokuar artistes, Tayna projektin e saj të fundit të titulluar "Si ai", e kjo e fundit ka reaguar duke thënë se "Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit". E ish-menaxheri i saj u shpreh se "Këngën do ta lirojë për me të tregu që jam burrë. Veç e deshmova anën tjetër që unë jam në rrugë të drejtë sepse ditën e parë që të kam marrë e deri sot le të dëshmon dikush të kundërtën, investimet e mia përkundrazi korrektësi. Drejtësisë edhe unë ja kam lanë po spaku për me respektu drejtësinë nuk bënë me e qit poshtë drejtësinë, tu qit projekte e tu ba koncerte. Unë jam OK me drejtësinë dhe e kam ruajtur qetësinë"

Akuza pas akuzave mes rep-artistes Tayna dhe ish-menaxherit të saj, Rinor Hykolli po vazhdojnë që nga mëngjesi i ditës së sotme, ku është bllokuar në kanalin e Youtubes projekti i fundit “Si ai” i Dorentinës. Rinor Hykolli ka dalë me një deklarim për sçarim ndaj publikut për raportin e tij me artisten, Tayna.

Hykolli është “arsyetuar” për ndalimin e projektit të Taynës, duke e akuzuar se artistja ka thyer rregullat e kontratës por që “është burrë” dhe do të ia rikthejë atë në kanalin zyrtar në Youtube.

Tayna për bllokimin e projektit të saj nga ish-menaxheri ka reaguar duke thënë se “Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit”.

E ish-menaxheri i saj u shpreh se “Këngën do ta lirojë për me të tregu që jam burrë. Veç e deshmova anën tjetër që unë jam në rrugë të drejtë sepse ditën e parë që të kam marrë e deri sot le të dëshmon dikush të kundërtën, investimet e mia përkundrazi korrektësi. Drejtësisë edhe unë ja kam lanë po spaku për me respektu drejtësinë nuk bënë me e qit poshtë drejtësinë, tu qit projekte e tu ba koncerte. Unë jam OK me drejtësinë dhe e kam ruajtur qetësinë”

Rinor Hykolli, ish-menaxher i Taynës përmes një postimi në storje të “Instagramit” ka ngritur vlerat e tij karshi të bëmave që ia ka bërë artistes, e që sipas tij Tayna ka shkelur rregullat që i përbënte brenda kontratës e që fillimisht artistja është pajtuar për to.

Hykolli ka “ironizuar” me faktin se Tayna është “artiste” dhe takimi i rastësishëm me të ka qenë “në kushte që nuk i kanë hije një dive muzike”.

Në postimin e tij të gjatë në Instagram, Hykolli ka shkruar për rrugëtimin në karrierë me këngëtaren, derisa në fund i ka uruar suksese.

“Prandaj çeshtja jone seshte me e jona por e letrave tona te shkrume e zeza mbi te bardhe e une skam cka bej me shume mbi ato qe vet kemi dakortesu me i firmos ne dite te mira apo nevoje… Une vec uroje ta mirembash ate cka me shume mund bera per ty dhe ishalla te shoh larte e me larte . Secili ne rruge te vet, me ndihmen e Zotit pacim akoma suksese me te medha!”, ka shkruar Hykolli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika