Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Islame (FSI), të mërkurën e 29-nëntorit, në mënyrë vullnetare kanë dhuruar gjak.
Ky organizim është bërë për nder të festave kombëtare të nëntorit. Të drejtë për të dhuruar gjak, kanë pasur të gjithë ata që i kanë plotësuar kushtet mjekësore.
Qëllimi i iniciativës, ka qenë ndihma për spitalet dhe qytetarët e Kosovës, të cilëve mund t’u nevojitet gjaku.
Kjo nuk është hera e parë që Fakulteti i Shkencave Islame (FSI), organizon aktivitete të tilla.