FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa të SHBA-së

Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Rreshter Astrit Gashi në vendin e pestë

Pas katër ditë sfiduese ka përfunduar gara Best Warrior Competition, në Ioëa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, Rreshter Astrit Gashi dhe Ushtar Specialist Sokol Hoxha.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se në këtë garë u treguan rezultate të larta në 16 disiplinat si në “testim fizik, taktika luftarake lëvizja në formacione, vendosja e minave në zonë luftimi, operimi me mitraljer M240 ,M249B, M2.0 CAL, SIGSAUER M17 ,lëshimi nga kulla e repelimit, ndihma e parë në fushëbetejë, gjuajtje stresuese me M17 dhe M4, marshim me pesha në distanca të gjata”.

“Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare. Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Rreshter Astrit Gashi në vendin e pestë”, tha Mehaj.

Në këtë njoftim thuhet se suksesi i pjesëtarëve të FSK-së, disiplina, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar në të gjitha organizimet, garat e shkollimit si brenda dhe jashtë vendit, është një motiv i lartë dhe një tregues se FSK-ja po ecë me hapa të sigurt së bashku me partnerët strategjik drejt realizimit të qëllimit në integrimet euro-atlantike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika