FSK bën homazhe në kompleksin memorial në Prekaz

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë homazhe sot në kompleksin memorial në Prekaz, në një akt nderimi të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë ata që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se së bashku me pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë të tjerëvë të rënë për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.

“Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, sot udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, gjeneralë e oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika