FSK deminon një mjet të pashpërthyer

Deminimi është kryer pa ndonjë incident

Njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar të pashpërthyer.

Deminimi është kryer pa ndonjë incident.

Ky mjet i pashpërthyer është gjetur në Arllat të Gllogocit, të mërkurën e 10 majit.

Sipas raportit-24 orësh të policisë, thuhet se ky rast është lajmëruar nga një qytetar, i cili ka hasur në të njëjtin mjet.

Policia e Kosovës, rastin e ka cilësuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika