FSK dhe FARSH stërviten së bashku

Policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ajo e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjatë javës që lamë pas, kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët ushtarake në Republikën e Shqipërisë.

Fusha e mbrojtjes së afërt, ngritja e pikave të kontrollit dhe përcjellja e konvojit me mjete të rrezikshme ishin aktivitetet në të cilat u fokusuan më shumë për t’u stërvitur Forcat ushtarake të Kosovës dhe ato të Republikës së Shqipërisë, thuhet në një postim të FSK-së në rrjetin social Facebook.

FSK dhe FARSH

Pjesë e këtij trajnimi ishin një tog i Policisë Ushtarake të FSK-së dhe një tog i FARSH-it, prej të cilëve përfituan njohuri të reja nga përvojat dhe eksperiencat e shumta që treguan gjatë realizimit të stërvitjeve.

Stërvitja ushtarake u realizua në kuadër të bashkëpunimit të dyanshëm në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, me qëllimin e ngritjes së ndërveprueshmërisë në mes dy ushtrive.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika