Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, ka marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson dhe Louisiana, ShBA.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët kanë ndarë përvojat e tyre së bashku me FSK-në.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, Mehaj ka thënë se R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-a, që nga viti 2022 dhe deri më tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet.