Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Forca e Armatosurat të Kosovës (FSK) është e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”.
Sipas Maqeodncit, skuadra e FSK-së dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “Camprep24”.
“Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara “Cambrian Patrol”, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.