Njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar të pashpërthyer.
Deminimi është kryer pa ndonjë incident.
Ky mjet i pashpërthyer është gjetur në Shtime, të hënën e 10 korrikut.
Sipas raportit-24 orësh të policisë, thuhet se ky rast është lajmëruar nga një qytetar, i cili ka hasur në të njëjtin mjet.
Policia e Kosovës, rastin e ka cilësuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në një pyll ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raport.