FSK-ja eliminon rrezikun nga njē grumbull i minave në Suharekë

FSK-ja njofton se në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës ka eliminuar rrezikun nga një grumbull i minave antiperonale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këtij lokacioni

Foto: FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës ka eliminuar rrezikun nga një grumbull i minave antiperonale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këtij lokacioni.

FSK-ja njofton se këtë veprim e kanë bërë ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas njoftimit nga një qytetarë kanë intervenuar në fshati Krushicë e Poshtme Komuna Suharekë, ku kan eliminuar rrezikun nga njē grumbill i minave anti peronale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këti lokacioni”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

FSK-ja ka bërë lutje për qytetarët se porsa të gjejnë apo të dyshojnë pēr mjete të rrezikshme, të njoftojnē FSK-në apo Policinë e Kosovës.

“Lusim qytetarët që po sa të gjejnë apo të dyshojnë pēr mjete të rrezikshme mos të ndërmarrin masa por të njoftojnē FSK-në apo Policinë e Kosovës në mënyrë që të elimiohet rreziku dhe të shpëtohen jetë njerëzish”, njofton tutje FSK-ja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika