Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.
Kjo do të bëhet në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”.
Ngjarja pritet të nisë në ora 10:15, në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, Gjakovë.