FSK-ja të mërkurën fillon ushtrimin fushor “Iron Wolf”, paralajmëron lëvizje në drejtim të Gjakovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 25-27 tetor do të realizojë ushtrimin fushor “Iron Wolf” në kuadër të planit të aktiviteteve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga 25 deri më 27 tetor do ta realizojë ushtrimin fushor “Iron Wolf”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të FSK-së në rrjetin social Facebook, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve të FSK-së në drejtim të Gjakovës.

“E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika