Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.
Të ditur e ka bërë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes rrjetit social Facebook. Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Ushtrimi i mbajtur në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë është i dizajnuar të stimuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara.
Në këto asete përfshihen asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit e të tjerë, bëhet e ditur në njoftim.
Armend Mehaj në njoftim ka shtuar se ushtrimi relizohet për të zhvilluar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s, me vendet partnere dhe aftësitë kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.