FSK-ja realizon përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në ushtrimin “Cambrian Patrol”

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në “Cambrian Patrol” që realizohet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar

Foto e publikuar nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në “Cambrian Patrol” që realizohet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri Maqedonci ka thënë se kjo bëhet me mbështetjen e ushtarakëve të Regjimentit Mbretëror Anglian nga Forcat e Armatosura Britanike.

“Ekipet e FSK-së për vite me radhë, marrin pjesë në këtë ushtrim me karakter garues ekipor, ku janë pjesëmarrës dhe shumë ekipe nga ushtria britanike dhe vendet partnere. Ekipet e FSK-së deri më tash disa herë kanë përfunduar garën me sukses të lartë, duke fituar medalje”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rrit bashkëpunimin dhe ndërveprimin e FSK-së me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere, si dhe “ndikon dukshëm në zhvillimin e shkathtësive individuale të ushtarakëve tanë dhe zhvillimin e aftësive taktike të njësive tona”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika