FSK-së i bashkohen edhe gjashtë pjesëtarë nga Kosova të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit

Specialistët e Kërkim-Shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në provincën Hatay të Turqisë

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtar të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova për në Turqi.

Mehaj ka thënë se FSK-ja dhe pjesëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.

“Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtar të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Po ashtu, ai ka treguar se është duke vazhduar operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.

“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar tutje ai.

Ndërkaq, Mehaj ka thënë se orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar.

Numri i të vdekurve pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën është rritur në të paktën 21,051, sipas autoriteteve zyrtare.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 17,674 dhe numri i të lënduarve është 72,879, tha të enjten nënpresidenti Fuat Oktay.

Sipas medias shtetërore siriane, në Siri , të paktën 3,377 njerëz u vranë, përfshirë 2,030 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha – dhe 1,347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Numri i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5245, 2295 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2950 në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika