FSK-së i shtohen 16 oficerë të rinj, Maqedonci: Jemi rrugës për t’u bërë me ushtri profesionale

16-të oficerë të rinj kanë diplomuar në ceremoninë e sotme të gjeneratës së vitit 2024 të kadetëve të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”

16-të oficerë të rinj kanë diplomuar në ceremoninë e sotme të gjeneratës së vitit 2024 të kadetëve të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ushtria e Kosovës po ec drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale e multietnike me mbi 200 milionë euro investime në tri vitet e e fundit dhe mbi 1800 ushtarë të rinj të rekrutuar.

“Po e përmbyllim këtë vit duke i shtuar radhëve të FSK-së edhe 16-të oficerë të rinj. Përvjetori i çlirimit sivjet dallon nga vitet tjera për shkak të stadit në të cilin gjendet sot, ushtria e Kosovës. Me arritjen e objektivave në kuadër të planit gjithëpërfshirës, me rritjen në dy për qind të GDP-së për ushtrinë, me mbi 200 milionë investime në tri vitet e fundit dhe mbi 1800 ushtarë  e oficerë të rinj të rekrutuar, ushtria e Kosovës me ritme të shpejta po ec drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale dhe multietnike”, u shpreh ai.

Ai po ashtu përmendi faktin që ushtarakët tanë krahë për krahë me forcat ushtarake britanike dhe partnerët e tjerë, në kuadër të operacionit INTERFLEX po trajnojnë trupat ukrainase.

“Ëndrrën e të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë, sot po e jetësoni ju kadetë andaj nuk kam si ta fsheh krenarinë që ndjej për ju. Janë ushtarakët tanë ata të cilët krahë për krahë me forcat ushtarake britanike dhe partnerët e tjerë, në kuadër të operacionit INTERFLEX po trajnojnë trupat ukrainase. Është shteti ynë Kosova, që në asnjë çast si anëtar i Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga partneri ynë SHBA, t’i dërgoj dy pako të mbështetjes ushtarake një populli që po lufton për liri, ngase të afërta i kemi kujtimet se sa e rëndësishme në momente të tilla është mbështetja e aleatëve dhe partnerëve dhe pozicionimi përballë një agresori që s’njeh kufij”, ka thënë Maqedonci.

Në këtë ceremoni, shpërblimi “Kadet i dalluar në rrugëtimin 4-vjeçar” iu nda, Atdhe Ahmetit, i cili në emër të klasës 2024, ka deklaruar se janë falënderues ndaj familjes dhe instruktorëve të cilët ngjallen një shpirt luftarak te kadetët që të ngritin vlera ushtarake.

“Në çdo hap të rrugëtimit tonë ne ishim krah i fort i njëri tjetrit, bashkë gjithçka ka qenë e arritshme, miqësia dhe besnikëria që ne kemi krijuar gjatë këtyre 4 viteve na bëjnë të pathyeshëm përball çdo vështirësie. Le të kujtojmë se forca më e madhe për ne është dashuria për atdheun. Ky vend pati burra e gra që kur pati më së shumti nevojë i dolën Zot, e atyre ne u jemi gjithmonë mirënjohës“, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika