Ftesa e Kurtit për takim, Haradinaj: Kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim i'u ka përgjigjur duke i thënë se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar krerët opozitarë në darkë pune për të diskutuar për agjendën legjislative.

Lidhur me këtë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ftesa për takim bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

Haradinaj ka thënë se kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe i gjithë grupi parlamentar do të diskutojnë dhe do të gjejnë një gjuhë, e cila pastaj do të përcjellet në Kuvendin e Kosovës.

“Ndërsa, nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një mënyrë tjetër që të përafrojmë qëndrimet që janë me interesa nacional”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar ftesën si të vonuar për të gjetur një klimë bashkëpunuese kur sipas tij, partia në pushtet “ka shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellur polarizim ofendues të skajshëm”.

Lexo më shumë: Abdixhiku nuk i shkon Kurtit në takim, thotë se ftesa e tij është e vonuar

“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë përherë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut për Kurtin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika