Nga Mbretëria e Bashkuar, erdhi në Kosovë ku për shumë vite kishte shërbyer në misionin e EULEX-it, si prokurore.
Por, pasi i tha ato që i kishte planifikuar, Bamieh e kuptoi se në cilësinë e të dyshuarës do të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Për juristin, Anton Ndrecaj, ftesa e Prokurorisë është tentim për ta heshtur ish-prokuroren.
“Me këtë ftesë, Prokuroria po tenton t’ia mbyllë gojën zonjës Bamieh, për shkak që brenda trajtimit të rastitit të korrupsionit ka pasur ndikim të madh politika. Hapja e rastit nga ana e prokurorisë, është e papranueshme, vertetë është për keqardhje për punën të cilën e ka bërë prokuroria. Për të cilat kanë qenë në njohuri dhe nuk kanë marrë asnjë veprim ligjor në kuadër të mandatit dje fuqisë ligjore”, ka deklaruar Ndrecaj.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi, thotë se lëndën për ish-prokuroren Maria Bamieh, EULEX-i, ia ka lënë prokurorisë Themelore, pas skadimit të mandatit ekzekutiv të misionit.

“Bindja ime është që këtë lëndë, i është lënë amanet Prokurorisë Themelore të Prishtinës nga Misioni i EULEX-it, dhe me këtë dëshirohet që të mbyllet njëherë e përgjithmonë, dhe të mbyllen njëherë e përgjithmonë aludimet e EULEX-it, për pretendimet e Maria Bamieh. Sidoqoftë, ne i kemi cilësinë e sinjalizueseve të mbrojtur me ligj, por në shumë raste edhe mund ta ia huqin, e sidomos ndërkombëtarët kur japin këso informata shokuese”, ka deklaruar Gashi.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se misioni i EULEX-it, ka dështuar në Kosovë sa i përket luftimit të korrupsionit.