“Ftesa për LDK-në s’është e sinqertë”, Jashari: Kurti nuk ka interes të krijojë qeverinë

Analisti politik, Shemsi Jashari ka vlerësuar se sjelljet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tregojnë se ka mungesë të qartë vullneti për të formuar institucionet dhe për ta çuar vendin drejt një qeverie të re funksionale.

Në emisionin FIVE, Jashari ka thënë se pavarësisht deklarimeve publike të Lëvizjes Vetëvendosje se janë të gatshëm për marrëveshje dhe se Kurti do të jetë sërish kryeministër, veprimet tregojnë të kundërtën.

“Nëse i shohim sjelljet e zotit Kurtit, janë aq të paqarta sa më shumë lënë të kuptohet se nuk është i interesuar të themelojë institucionet, e në anën tjetër deklarimet publike janë se do ta bëjnë qeverinë dhe kryeministër do të jetë vetëm Kurti”, është shprehur Jashari.

Ai ka theksuar se ftesa që Vetëvendosje i ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është e sinqertë, por më shumë një veprim për të krijuar një imazh të rremë në publik.

“Paraprakisht, një ftese të sinqertë do të duhej t’i paraprinte një deklarim publik se është i interesuar të bëjë marrëveshje me një subjekt, në këtë rast me LDK-në. Të jetë i gatshëm të përafrojë programet politike dhe të arrijë marrëveshje që prekin drejtpërdrejt qytetarin, sa më shpejt të jetë e mundur në këtë kohë krize edhe ekonomike”, ka theksuar ai.

“Por ajo ftesë është sa për të thënë, sa për ta konsumuar atë pjesën procedurale edhe krijimin e një imazhi në publik sikur po donë të bëj marrëveshje por në fakt është e kundërta”, ka deklaruar tutje Jashari.

Refuzimi i ftesës së Kurtit nga ana e LDK-së, sipas tij, do të nxisë debat brenda partisë së Lumir Abdixhikut, dhe kjo “do ta godasë përbrenda partinë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika