Mungesa e takimeve të nivelit të lartë të kryeministrit Albin Kurti në vizitën e tij të deritashme në SHBA, po konsiderohet si një ftohje e raporteve të administratës amerikane me qeverinë kosovare. Njohës të zhvillimeve politike, përmendin disa arsye për këtë, por edhe thonë se është një sinjal për korrigjimin e sjelljeve të Kurtit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj aktualisht po qëndrojnë në Amerikë.
Por për nga niveli i takimeve, ky i fundit, ka mbërritur të takojë zyrtarë më të lartë të administratës amerikane.
Publicisti Shkëlzen Maliqi, përmend një prej arsyeve që sipas tij, mund të ketë ndikuar në raportet mes kryeministrit Kurti dhe SHBA-ve.
“ Kurti nuk e ka kry një premtin në Bruksel kur u kanë për dilogun më Serbin dhe kjo mundet më kanë shkaktarë i injorimit të Kurtit pasi edhe Presidentja kur ka qenë në Amerik s’ka pas takime të nivelit të lartë dhe kjo tregon se ka në ftohje të administrates amerikane karshi kryeministrit dhe kjo nuk është e mirë”, ka thënë Shkelzen Maliqi, publicist
Sipas Maliqit, Kosova që nga vitet e 90’ nuk ka ndërmarr as një hapë pa dakordim më Amerikën por që më ardhjen e Kurtit në pushtet duket se qasja ka ndryshuar.
“ Që një vit ka hezitu edhe për dialog edhe më SHBA-në rreth agjendës që është tash urgjente pas krizës globale pas luftës së Ukrainës, duhet të ketë koordinim më Shtepin e Bardhë. Ne kemi pas përparim nga vitetë e 90-dhjeta pasi jemi koordinu gjithëmon më Shtepine Bardhë, kurse tash kemi një ftohje dhe duhet të koordinohet më ta”, ka shtuar ai.
Edhe sociologu Artan Muhaxhiri, konsideron se ka një lloj bojkoti siç shprehet ai të lehtë të administratës aktuale amerikane ndaj kryeministrit Kurti, çka sipas tij, duhet të jetë një sinjal për të parin e ekzekutivit.
“ Pozicioni I Kosoës varet prej raporteve më Ameiken. Nuk është e kuptussshme pse e bëri këtë Kurti duke e dit preionin e madhë që e ka për një prishje tëë raporteve mes Kosovës dhe Amerikës. SHBA janë supërfuqi dhe raportet më shtete tjera si kanë të thjeshta. Kurti nuk ka pas marrdhënie të ati niveli siq kanë pas kryeminitrat e tjerë. Takimi I Haradinajt më zyrtarët e larët është një sinjal për Kurtin që ta korigjoj sjelljen e tij”, ka thënë Artan Muhaxhiri, sociolog.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga e premtja e kaluar gjendet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një javë qëndrimi atje, takimi më I rëndësishëm I tij është një takim më kreyshefen ekzekutive të MCC-së, pasuar nga vizita në kompani të teknologjisë informative.
Derisa Haradinaj, deri tani në departamentin e Shtetit është pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.