Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka publikuar dy pika të opinionit të raportueses për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, Dora Bakoyannis.
Knaus, në një postim në X, shkruan se në opinionin e i ish-ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, thuhet që Asambleja t’i rekomandojë Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Bakoyannis: Do ta rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga Këshilli i Evropës
“17. Prandaj, Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave
17.1. Ftoni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”, thuhet në pikat e opinionit të Bakoyannis.
Knaus, në videon e publikuar në X, ka theksuar se ky është një lajm i mirë për të gjithë.
🇪🇺🇽🇰
Report by 🇬🇷 rapporteur, former FM @Dora_Bakoyannis:
“17. The Assembly, therefore, recommends that the Committee of Ministers:
17.1. invite Kosovo to become a member of the Council of Europe with the name “Kosovo”;
17.2. allocate 3 seats”
@coe pic.twitter.com/FeXgmdwOrL
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) March 22, 2024
Bakoyannis ka thënë të enjten se do të rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga ana e Këshillit.
Ajo e ka vlerësuar sukses të madh bartjen e tokës mbi 20 hektarë në pronësi Manastirit të Deçanit.
Ajo ka thënë se në raportin e saj do të adresojë disa shqetësime.
Po ashtu, tregoi se pasi votohet raporti, ai do të shkojë në Asamblenë Parlamentare për një votim tjetër dhe se do të rekomandojë monitorimin.
Ndryshe, java që vjen është e rëndësishme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka në rend dite çështjen të Kosovës në Këshill të Evropës.
Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Këshilli i Evropës.
Pas 27 marsit, ku pritet të kalojë raporti i Dora Bakoyannis, çështja e anëtarësimit të Kosovës do të kalojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sesionet e të cilës do të mbahen nga mesi i prillit.