Ishte ndër shkëndijat e një prej krizave më të rënda të veriut.
Por, çështja e targave ilegale të Serbisë, që për dekada kanë qarkulluar pa u penguar në komunat në veri të vendit, po merr fund në mënyrë të qetë e pa rezistencë.
Ndryshe nga muajt e kaluar, targa ilegale të leshuara nga shteti serb tash është zor te gjenden ne veri të Kosovës.
Ata që posedonin ato afatin e fundit të konvertimit e kishin ditën e premte deri në ora 16:00.
Por me sa duket shumica e kanë kryer obligimin.
Ministria e punëve te brendshme njoftoi edhe per numrin e atyre që ben këtë veprim.
Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqi prijnë për nga numri.
“Nga fillimi i procesit, më 1 nëntor deri më sot 3405 qytetarë kanë konvertuar targat e tyre nga ato ilegale në RKS, ku komunat Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviqi prijnë me numrin më të madh të regjistrimeve. Ndërsa, nga tërë procesi prej vitit të kaluar janë gjithësej 4210 konvertime të tabelave”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Tashmë pas perfundimit të ketij afati persona që akoma posedojnë targa ilegale do të pësojnë edhe me ndëshkime nga Policia e Kosovës.
“Ne rast qe hasim në ato vetura, ato ndalohen i merren targat, i shqiptohet gjobë 150 euro si veture qe eshte e paregjistruar e i konfikohet leja e qarkullimit”, thotë Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë në Veri.
Kosova e Serbia, arritën marrëveshje për çështjen e targave në nëntor të vitit të kaluar.
Por paraprakisht, në shënjë refuzimi për të zbatuar vendimin e qeverisë Kosovare për riregjistrim të makinave, qeveria kishte suspenduar disa zyrtarë të lartë serbë të Policisë, çka më vonë qoi në largimin e tyre nga policia e nisi një valë dorëheqjesh të serbëve nga institucionet.