Fury përjashton mundësinë e luftimit me Joshua pas skadimit të afatit

Boksieri, Tyson Fury e ka përjashtuar mundësinë për të luftuar kundër kolegut britanik, Anthony Joshua, pasi afati i vendosur nga ai ka skaduar

Foto ilustrim





Tyson Fury ka thënë se lufta e tij e propozuar për titullin e botës në peshën e rëndë me Anthony Joshua në dhjetor është ndërprerë pasi skadoi afati i tij i vendosur, për të arritur një marrëveshje.

Kampioni i WBC Fury, 34 vjeç, kishte vendosur një ultimatum deri të hënën e 26 shtatorit,  me kolegun britanik Joshua, 32 vjeç.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn u përgjigj duke thënë se nuk kishte “asnjë shans” që kontrata të nënshkruhej deri atëherë.

“Epo djema, është zyrtare. Dita e marrëveshjes ka ardhur dhe ka ikur. Ka kaluar ora pesë, e së hënës. Asnjë kontratë nuk është nënshkruar”, ka thënë Fury në Instagram.

Tyson Fury

“Zyrtarisht ka mbaruar për Joshua-n. Ai tani është jashtë në të ftohtë me tufën e ujqërve. Harrojeni. Gjithmonë e dija se nuk kishe minerale për të luftuar “Gypsy King-un”. Pavarësisht se çfarë thua tani, nuk më intereson shumë. Fat i mirë me karrierën dhe jetën tënde. Fund”, ka thënë tutje ai.

Ekipi i Joshua-s ka pranuar tashmë vetëm me fjalë ofertën e Fury- t për ndarjen e çantës 60-40 për një luftë më 3 dhjetor.

Ndërsa, drejtuesit e televizionit nga BT Sport, dhe shërbimi i transmetimit DAZN ishin planifikuar të takoheshin të hënën, raporton BBC, transmeton Dukagjini.

Anthony Joshua

“Nuk është në duart e mia, është me një ekip ligjor”, ka thënë Joshua në Instagram.

“Ju e dini historinë e boksit, sigurohuni që t’i plotësoni kushtet tuaja ligjore. Pra, sigurisht që unë do të nënshkruaj kontratën, është vetëm me disa avokatë për momentin”, ka thënë tutje ai.

Fury ka thënë se ai do të vazhdojë të luftojë më 3 dhjetor nëse lufta e Joshuas përfundon.

Muajin e kaluar Joshua nuk arriti të rifitonte rripat WBA (Super), WBO dhe IBF, ai humbi ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, i cili është 35 vjeç.

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk, foto mbas ndeshjes së tyre

Ukrainasi ka thënë se planifikon të zhvillojë edhe tre ndeshje të tjera përpara se të tërhiqet, duke përfshirë një ndeshje bashkimi me Fury-n, por Joe Joyce tani është sfiduesi i detyrueshëm për titullin WBO të Usyk pasi mundi Joseph Parker të shtunën.

Lufta e fundit e Furyt ‘të pamposhtur’ ishte në prill, kur ai mposhti një tjetër luftëtar britanik, Dillian Whyte, para rreth 90 mijë shikuesve në stadiumin Wembley.

Shpresat e Fury për të luftuar me Usyk, i cili mbajti rripat e WBA, WBO dhe IBF duke mundur Joshua në Arabinë Saudite, u shkatërruan kur ukrainasi kishte thënë se nuk kishte ndërmend të luftonte përsëri këtë vit. Nga kjo arsye, Fury mori vendimin që të realizojë ndeshjen me Joshuan.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika