“Fushatë alla James Bond” – Kica-Xhelili reagon ndaj videos së VV-së

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj postimit të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ku  publikuan një video me pamje nga veriu i vendit, ku në sfond dëgjohet një fjalim i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Kica-Xhelilit, VV-ja ka nisur një “fushatë”, të cilën ajo e përshkruan me një stil të ngjashëm me filmat e James Bond. Ajo theksoi se qasja e partisë në pushtet është e parashikueshme dhe se nuk ka asgjë të re për të ofruar në këtë fushatë.

“Sapo i thash dikujt qe këta do ta fillojnë ‘fushatën’ në stilin alla James Bond, se s’kanë me çka tjetër. Tash, ose këta shumë të parashikueshëm, ose unë shumë parashikuese”, ka shtuar deputetja e LDK-së ne Facebook.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika