Fushë-Kosova pa investime kapitale për vitin 2024, reagojnë nga komuna

Qeveria e Kosovës ka shkaktuar kontroversa duke mos parashikuar asnjë investim kapital për vitin 2024 në komunën e Fushë-Kosovës, duke nxitur reagime të forta edhe nga autoritetet lokale. Në një njoftim, Fushë-Kosova akuzon qeverinë për një ndasi politike agresive dhe refuzuese, veçanërisht pasi ky vendim karakterizohet si diskriminues dhe i paligjshëm e në kundërshtim me Kushtetutën

Komuna e Fushë-Kosovës është ankuar se Qeveria e ka lënë këtë komunë pa asnjë investim kapital në projeksionet buxhetore për vitin 2024.

Në reagimin e komunës thuhet se kjo është qasje diskriminuese dhe ilegale.

“Komuna e Fushë-Kosovës është një nga komunat me taksapaguesit më të mëdhenj dhe asnjëherë më parë nuk është përballur me një ndasi politike kaq agresive, me një qasje të tillë skajshmërisht refuzuese për nevojat e investimeve kapitale në dobi të qytetarëve, e cila është e paprecedent në gjithë historinë politike të pasluftës”, thuhet në njoftim.

Tutje, aty theksohet se “kjo qasje e Qeverisë është e paligjshme, diskriminuese dhe në kundërshtim me Kushtetutën, do të ishte e nevojshme ndërhyrja e institucioneve të presidentit të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese si garantues dhe balancues”.

“Qeveria duhet të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe jo vetëm komunave të linjës së njëjtë politike me Qeverinë. Edhe përkundër kësaj, komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë punën përmes investime vetanake dhe do të zhvillohet me ritëm edhe më të shpejtë duke mbetur njëra nga komunat më të fuqishme në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika