Fushë Kosovë: Një grua lëndohet rëndë pasi ashensori bie me shpejtësi të madhe, në munges të energjisë elektrike

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore nga rënia me shpejtësi e ashensorit. Ajo për trajtim është dërguar në QKUK

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore si shkak i rënies me shpejtësi të madhe të një ashensori. Rënia e tij erdhi si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike, të premten.

Policia ka njoftuar se gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për trajtim është dërguar në QKUK.

” Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika