Fushtica: S’po arrijmë të dakordohemi me AME-në për shtimin e numrit të zjarrfikësve, na duhen mbi 100

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se nuk po arrijnë të dakordohen me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) për shtimin e numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se sfidë mbetet numri i vogël i zjarrfikësve. Për këtë të fundit, Fushtica ka thënë se nuk po arrijnë të dakordohen me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME), pasi kjo e fundit obligohet të hapë konkurs.

Ndonëse zjarrfikësit paguhen nga buxheti i komunës, për shkak të Ligjit në fuqi, niveli lokal nuk po arrin ta përfundojë këtë çështje tash e sa vite.

Aktualisht, kryeqyteti i posedon vetëm 73 zjarrfikës, teksa në proporcion me numrin e banorëve është shumë i vogël, pasi i mbulon edhe komunat përreth, duhet shtuar se duhet të kenë mbi 100.

“Ne prej vitit të kaluar kemi bërë kërkesa të shumta me shkrim por kemi pasur edhe takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Menaxhimit te Emergjencave të gjejmë një gjuhë të përbashkët që të hapet konkursi për rritjen e numrit të zjarrfikësve të brigadës profesionale të kryeqytetit, sepse i posedojmë mjetet i ka vendet e hapura por konkursit duhet ta hapë AME-ja dhe jemi në diskutime se si të bëhet kjo punë. Kemi mungesë të zjarrfikësve dhe është më se evidente sipas strukturës organizative kryeqyteti duhet t’i ketë mbi 103 zjarrfikës”, ka thënë Fushtica për EO.

“Momentalisht nëse nuk gaboj i kemi afro 72-73 zjarrfikës, pra kemi mungesë në proporcion me numrin e banorëve dhe kërkesave që i kemi”, ka thënë ai, duke shtuar se brigada e njëjtë i mbulon edhe komunat përreth kryeqytetit.

Ai ka njoftuar se për vitin 2024 kanë paraparë edhe investime për brigadën e zjarrfikësve dhe, sipas tij, për herë të parë do të jetë edhe për shujta për zjarrfikësit.

“Asnjë komunë nuk e ka bërë deri tashmë e askush e ne në mënyrë që ta arritim mirëqenien duke ditur se në çfarë gjendje financiare edhe të lënë mbas dore, ne si drejtori kemi marrë përsipër që edhe në vitin 2024 kemi buxhetuar që t’ua paguajmë shujtën, pra ushqimin, mjetet higjienike do të investojmë edhe në ndërtesën e tyre riparimin e ndërtesës blerjes së pajisjeve të shërbimeve zjarrfikës dhe po ashtu do të kemi edhe blerjen e një cisterne për ujë pra ujë të pijshëm, sepse kryeqyteti nuk ka pasur cisternë për ujë të pijshëm që të furnizohen qytetarët në rast të nevojës”, ka thënë tutje Fushtica.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika