G7 dënon rrëmbimin nga Rusia të udhëheqësve të centralit bërthamor në Ukrainë

Pas rrëmbimit të udhëheqësve të centralit bërthamor nga forcat ruse, G7 ka dalë me një deklaratë ku e ka dënuar këtë dhe e ka kërkuar që ky central t’i kthehet Ukrainës

Termoicentrali bërthamor Zaporizhzhia. Foto: Power Technology

Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara (G7) dënoi rrëmbimin nga Rusia të udhëheqjes së centralit bërthamor Zaporizhzhia, dhe bëri thirrje për kthimin e menjëhershëm të kontrollit të plotë të centralit në Ukrainë.

“Ne dënojmë rrëmbimin e përsëritur nga Rusia të udhëheqjes dhe stafit të ZNPP-së ukrainase (Zaporizhzhia)”, thanë drejtorët e përgjithshëm të mospërhapjes së G7, në një deklaratë të datës së shtunë.

Ata kërkuan që Centrali bëthamor i Zhaporzhzhia t’i kthehet pronarit të saj të ligjshëm, Ukrainës.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që menjëherë t’i kthejë kontrollin e plotë të ZNPP pronarit të saj të ligjshëm sovran, Ukrainës,” thuhet në deklaratë, njofton Reuters.

Forcat ruse kanë kontrolluar centralin bërthamor, më i madhi në Evropë, që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi në shkurt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika