G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së

Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm të martën armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, por nuk u shprehën rreth urdhër-arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj kryeministrit izraelit.

Në përmbyllje të takimit dy ditor në afërsi të Romës, ministrat e G7 nuk iu referuan në mënyrë të drejtpërdrejtë gjykatës me seli në Hagë dhe urdhër-arresteve për krime kundër njerëzimit ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish Ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Italia e vendosi këtë çështje në agjendë, ndonëse anëtarët e tij grupi janë të përçarë rreth saj. Shtetet e Bashkuara, aleati më i afërt i Italisë, nuk është anëtar i gjykatës dhe i ka quajtur urdhër-arrestet “fyese”. Të gjitha shtetet e tjera anëtare të G7 janë nënshkruese të statutit të gjykatës dhe janë të detyruara të respektojnë dhe zbatojnë vendimet e gjykatës.

Deklarata e miratuar e ministrave theksoi se megjithëse Izraeli po ushtron të drejtët e tij për t’u vetëmbrojtur, ai “duhet të përmbushë plotësisht detyrimet e tij ndaj ligjit ndërkombëtar në çdo rrethanë, përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar”.

Po ashtu deklarata shton se të gjithë anëtarët e G7 – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara – “përsërisin angazhimin ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar dhe do të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre”.

Deklarata gjithashtu theksoi se “nuk mund të vendoset parimi i barazisë ndërmjet grupit terrorist Hamas dhe shtetit të Izraelit”.

Ministrave të G7 iu bashkuan edhe ministrat e jashtëm të vendeve arabe – Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përveç konflikteve në Lindjen e Mesme, ministrat diskutuan edhe për Ukrainën. Ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha i njoftoi ata për sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

Në deklaratën e tyre, ministrat dënuan angazhimin e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë dhe “retorikës e papërgjegjshme dhe kërcënuese bërthamore”.

Tensionet janë përshkallëzuar që nga java e kaluar kur Rusia sulmoi Ukrainën me një raketë balistike hipersonike eksperimentale. Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmi ishte bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi amerikane dhe britanike nga Kievi për të goditur në brendësi të territorit rus.

Në deklaratë, vendet e G7 zotohen se do të vazhdojnë të angazhohen në përkrahje të Ukrainës.

“Përkrahja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës mbetet e palëkundur”, thanë ministrat.

Sekretari amerikan Antony Blinken, i cili po merr pjesë për herë të fundit në një takim të G7 para se të largohet nga pozita së bashku me administratën e Presidentit Biden, tha se Uashingtoni vazhdon të qëndrojë me aleatët e tij.

“Shtetet tona po qëndrojnë së bashku, krahas partnerëve tanë, për t’u përballur me agresionin e vazhdueshëm rus kundër Ukrainës”, tha ai. “Po qëndrojmë të bashkuar për t’i ballafaquar me disa nga sfidat që paraqet Kina. Po qëndrojmë së bashku në përpjekjet për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë në Lindjen e Mesme”./VoA

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika