Gabriel Jesus përforcimi më i ri i Arsenal

Gabriel Jesus do të jetë lojtar i ri, i skuadrës së Arsenal që nga fillimi i sezonit 2022/23

Skuadra londineze Arsenal,  dhe kampionët e Anglisë, Manchester City, kanë arritur marrëveshje që të mbyllin transferimin e Gabriel Jesus për shifrën e 55 milionë eurove.

Arsenal ka tash e shumë kohë që është në kërkim të një sulmuesi, pas largimeve të Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexander Lacazette.

E numri nëntë i skuadrës së drejtuar nga Arteta, tashmë do të jetë braziliani Gabriel Jesus.

Jesus nuk po gjente hapësirat e duhura nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, dhe pas ardhjes së Erling Haaland te qytetarët, ai vendosi përfundimisht që të largohet.

Te skuadra e Arsenal, Jesus e ka të garantuar vendin e startuesit, e në sulm do të bashkohet me bashklojtarin e tij te Brazili, Gabriel Martinelli.

Topçinjtë, pas Gabriel Jesus, po kërkojnë që të mbyllin edhe dy transferime tjera, që janë Raphinha nga Leeds dhe Lisandro Martinez nga Ajax.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika