Galatasaray me dy oferta për Rashicën

Skuadra gjigante turke, Galatasaray, është shumë e interesuar ta mbajë në skuadër anësorin kosovar, Milot Rashica

Milot Rashica, futbollist nga Kosova

Gjiganti turk, Galatasaray, është shumë i interesuar ta mbajë në skuadër anësorin kosovar, Milot Rashica.

Skuadra turke i ka bërë dy oferta për lojtarin, kartoni i të cilit është nën pronësi të Norwichit në Angli.

Oferta e parë është që gjatë verës ta transferojë në formë të përhershme për 7.5 milionë euro, ndërsa e dyta është që lojtari të rrijë te Galata edhe për një sezon në formë huazimi me opsionin e blerjes.

Raportohet se Norwichi do të presë fundin e sezonit për t’i dhënë përgjigje Galatës. Skuadra është duke ngecur për të mbetur në pozitat e plejofit në Championship dhe synon që edicionin e ardhshëm të kthehet në Premier League.

Pra, gjithçka do të varet nga rezultati në fund të sezonit. Nëse klubi nuk arrin të kthehet në Premier League, Galata pritet t’i sigurojë shërbimet e anësorit nga Vushtrria për 7.5 milionë euro.

26-vjeçari u transferua në Angli nga Werder Bremeni më 2021 për 11 milionë euro.

“Hurriyet” ka raportuar po ashtu se Rashica është i vendosur të qëndrojë te Galatasarayi dhe këtë qëndrim do t’ia japë edhe menaxhmentit të Norwichit.

Këtë sezon në Superligën e Turqisë, në 20 paraqitje, Rashica ka realizuar katër gola e ka edhe katër asistime.

Ai ka edhe dy gola në Kupën e Turqisë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika