Gana triumfon ndaj Koresë së Veriut

Gana ka shënuar fitore sensacionale ndaj Koresë së Jugut me rezultat 3:2, në kuadër të Grupit H.

Mohammed Salisu dhe Mohammed Kudus i dhanë Ganës një epërsi dy me zero në pjesën e parë të hënën në stadiumin Education City.

Mohammed Kudus

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.

Cho Gue-Sung

Koreanët më pas filluan të merrnin dominimin e ndeshjes, duke shënuar për 2-1 me anë të Cho Gue-Sung në minutën e 58-të të takimit.

Ata nuk u ndalën me kaq, dhe Gue-Sung (61′) shënoi edhe të dytin personal, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Mirëpo, Gana e riktheu epërsinë me golin e Kudus në minutën e 68-të, ndërsa Inaki Williams ishte në rolin e asistuesit.

Portugalia është lidere e Grupit H me tri pikë, aq sa ka tani edhe Gana, ndërsa Uruguai e Koreja e Jugut me nga një.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika