Enver Sekiraqa tashmë prej gati dy dekadash është emër i njohur për sistemin e drejtësisë dhe shoqërisë kosovare.
Si i dyshuar për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, ai vazhdon akoma të endet në sallat e gjykatave.
Por këtë të shtune, ky person u arratis nga shtëpia e tij. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit kishte vendosur që atë ta kthejë në paraburgim gjatë kohës kur ishte i dënuar me 25 vjet burg
Lajmi për arratisjen e tij u konfirmua për mediat nga Policia e Kosovës dhe u bë e ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim të Sekiraqës në të gjitha vendkalimet kufitare.
Nuk vonoi shumë dhe reagoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se “qasja joprofesionale” e gjyqtarëve në shumë raste po rezulton me trashje të krimit.
“Kjo qasje joprofesionale e gjyqtarëve në shumë raste po rezulton me trashje të krimit. Herë po manifestohet me vrasje e herë me arratisje të tërësishme. Dhe ky nuk është gabim i izoluar, por veprime të shpeshta që po shndërrohen me mendësi të gjykimit e të cilat po përkthehen në stimulim të kriminelëve”, ka thënë Haxhiu.
Televizioni Dukagjini raporton se arratisja e Sekiraqës është tentuar të mbahet fshehtë sepse gjatë tërë ditës televizioni ka insistuar të konfirmojë vendodhjen e tij por Shërbimi Korrektues (ShKK) nuk e ka bërë një gjë të tillë. Njësoj ka vepruar edhe Policia, deri kur në orët e mbrëmjes e konfirmoi arratisjen.
Tashmë kanë kaluar 17 vjet prej kur u vra Triumf Riza, e që nga atëherë vazhdon gjykimi për nxitjen e ekzekutimit të tij. Fillimisht me këtë rast u mor EULEX-i e më pas gjykatat vendore që ende e vazhdojnë shqytimin e këtij rasti që nga viti 2014.
Së pari për këtë vrasje ishte shpallur fajtor Arben Berisha dhe ishte dënuar me 35 vjet burgim, por Emver Sekiraqa akuzohej për nxitjen e kësaj vrasjeje.
Në vitin 2016, Sekiraqa u dënua me 36 vjet burgim, ndërsa në rigjykimin e vitit 2019 me 30 vjet burgim, përderisa këtë vit me 25 vjet. Kujtojmë që aktakuza që ishte bërë publike, Enver Sekiraqën e përshkruante si “gangster të Prishtinës”.
Prokuroria sqaronte se Arben Berisha, shok i afërt i Sekiraqës, i nxitur nga ky i fundit kishte shtënë pas shpinës së Triumf Rizës, me 11 plumba pa kurrfarë paralajmërimi apo provokimi.
Tre prej plumbave të shkrepur kishin goditur Rizën duke e plagosur atë për vdekje.
Nga shpërthimi i fuqishëm, mbetën të vrarë dy persona dhe 11 të tjerë u lënduan.
Për këtë rast me vendim të formës së prerë, me nga 25 vjet janë dënuar ish-pjesëtarët e njësive speciale të Policisë, Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi.