“Gara në mes të Trump-it dhe Harris-it do të ishte e ngushtë”

Thomas Gift nga Qendra për Politikat Amerikane në Kolegjin Universitar të Londrës ka deklaruar se gara presidenciale në mes të Donald Trump dhe Kamala Harris, nëse kjo e fundit konfirmohet, do të jetë e ngushtë dhe do të vendoset nga një përqindje e vogël votash në shtetet kyçe

Nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, dhe ish-presidenti Donald Trump.

Gara presidenciale në ShBA në mes të republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris – nëse kjo e fundit konfirmohet – do të jetë e ngushtë, thotë Thomas Gift, drejtor i Qendrës për politikat amerikane në Kolegjin Universitar të Londrës.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai ka thënë se rezultati do të varet nga një përqindje e vogël votash në shtetet si: Ohajo, Pensilvania, Miçigeni, Uiskonsini, Xhorxhia dhe Arizona.

Presidenti aktual, Joe Biden, njoftoi më 21 korrik se tërhiqet nga gara e nëntorit, duke i dhënë mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris.

Harris: Do të bashkoj partinë e kombin për të mposhtur Trump-in

Nga tabori republikan, ish-presidenti Donald Trump pranoi nominimin javën e kaluar, ndërsa Konventa e Partisë Demokratike, ku do të konfirmohet kandidati/ja demokrat/e, do të mbahet në gusht.

Biden tërhiqet nga gara për president

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika