Gara në Ditën e të Drejtave të Njeriut flet për të pagjeturit: Edhe ata kanë të drejta, kjo është edhe dita e tyre

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit thotë se në shënimin e ditës që duhet t’i kushtohet të gjithë atyre që mungojnë, Serbia vazhdon ta mbajë të politizuar çështjen e fatit të tyre

“Edhe ata kanë të drejta, 10 dhjetori është edhe dita e tyre”.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, në shënimin e 10 dhjetorit – Ditës së të Drejtave të Njeriut dhe 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se të zhdukurit vazhdojnë të jenë plagë e hapur e shoqërisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Gara thotë se në shënimin e ditës që duhet t’i kushtohet të gjithë atyre që mungojnë, Serbia vazhdon ta mbajë të politizuar çështjen e fatit të tyre.

“… Të zhdukurit vazhdojnë të jenë plagë e hapur e shoqërisë tonë, sepse Serbia vazhdon ta mbajë të politizuar çështjen e fatit të tyre. Familjarët kërkojnë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre, dhe se politizimi i këtij procesi është turpi i shekullit XXI …”, shkroi ai.

Sipas tij, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, së bashku me shoqatat e famijarëve, institucionet relevante shtetërore dhe me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për të vërtetën, do të jetë bashkëpunues dhe i vendosur për ta dinamizuar procesin dhe për t’a rritur llogaridhënien.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika