Garcia shkarkohet nga Al Nassr

Rudi Garcia është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Al Nassr

Rudi Garcia është shkarkuar nga detyra si trajner i ekipit nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka njoftuar gazeta spanjolle, Marca.

Sipas Marca-s, marrëdhëniet e tij jo të mira me disa prej lojtarëve dhe barazimi i fundit në ligë, kanë çuar në këtë vendim të klubit nga Arabia Saudite.

Ndërsa më herët është raportuar se Cristiano Ronaldo nuk ishte i kënaqur me lojën që aplikonte trajneri francez, duke kërkuar nga Al Nassr largimin e tij.

Përtej problemeve ekstrasportive, në fushë Rudi García nuk i ka përmbushur as pritshmëritë e vendosura në projektin ambicioz të klubit të tij.

Me shtatë ndeshje para, Al Nassr është i dyti në renditje, tri pikë pas Al Ittihad , me të cilin humbën së fundmi, dhe është eliminuar kundër të gjitha gjasave nga Superkupa e Arabisë në gjysmëfinale.

Rudi ishte trajner i Al Nassr që nga vera e kaluar, kur zbarkoi në Arabi si zëvendësues i Miguel Ángel Russo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika