Garda Kombëtare e Iowas, e ka vlerësuar lartë FSK-në

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) është pritur nga Garda Kombëtare e Iowas në Shtet e Bashkuar të Amerikës, ku janë zhvilluar trajnimet e përbashkëtat në mes të dy ushtrive, për përdorimin autoblindave dhe  manovrimin e tyre në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kishte vizituar stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Iowas dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtria e Kosovës ka njoftuar në rrjetin social Facebook se përveç fushave të tjera, kësaj radhe fokus ishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave. Gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm.

Gjatë stërvitjeve në SHBA

Ndërsa “Gjeneral Bashkim Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja, të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Mandej është theksuar se Ushtarakët e Kosovës treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Iowas.

“Komandanti i FSK përgëzoi ushtarakët tanë dhe ata partnerë për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt”, njofton FSK.

Gjatë stërvitjeve në SHBA

FSK, së bashku me aleatin e saj strategjik SHBA-në, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika