Garilov: Sa më shumë të zgjas konflikti, aq më e vështirë do të jetë të kemi një zgjidhje diplomatike

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Gennady Gatilov, për agresionin rus në Ukrainë ka thënë se Kievi dhe Moska kanë qenë "shumë afër" me një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në prill të këtij viti

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Gennady Gatilov. Foto: UN Today

Një diplomat i lartë rus ka përjashtuar mundësinë e një zgjidhjeje të negociuar të luftës në Ukrainë dhe ka paralajmëruar se situata mund të kthehet në një konflikt të zgjatur.

Gennady Gatilov, përfaqësuesi i Rusisë në OKB në një intervistë për “Financial Times”, tha gjithashtu se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderit rus, Vladimir Putin.

Përfaqëuesi i Rusisë në OKB ka pretenduar se Kievi dhe Moska kishin qenë “shumë afër” me një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në prill dhe ka akuzuar vendet perëndimore për zgjatjen e konfliktit “deri në Ukrainën e fundit”.

“Sa më shumë të vazhdojë ky konflikt, aq më e vështirë do të jetë të kemi një zgjidhje diplomatike,” tha Gatolov, njofton BBC.

Ai ka vlerësuar përpjekjet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mban një marrëdhënie të ngushtë pune me Putinin, për “përpjekjet e mundshme” për të lehtësuar dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika