Analisti Dardan Gashi, ka thënë se Raporti i Progresit, thotë se qeverisjen e kryeministrit Albin Kurtit e konsideron si qeverisje të korrupsionit të lartë.
“Na kanë lodhë që 20 vjet, që është korrupsioni dhe drejtësia. Raporti i BE-së thotë për kohën e qeverisjes Kurti. BE-ja qeverisjen Kurti e konsideron qeverisje të korrupsionit të lartë, në këtë raport”, ka thënë ai,
Kritika për qeverisjen e Kurtit, Gashi pati edhe sa i përket sektorit të drejtësisë, duke thënë se Ministrja Albulena Haxhiu, nuk është duke i shfrytëzuar si duhet të drejtat e saj.
“Në mënyrë decidive duke referu tek ministrja, edhe kur folët tërthorazi për ligjin e konfiskimin, thotë “mjetet e fuqishme të parashikuara nga kodi penal… ende nuk janë shfrytëzuar. Dmth ministrja e Kurtit, nuk i shfrytëzon mjetet e fuqishme, po i shpikë do projekte si me kapë sistemin e drejtësisë me anë të cilit dëshirojnë të shantazhojnë njerëz”, ka thënë ai.
Atij iu kundërpërgjigjën analistët Imer Mushkolaj dhe Dibran Hoxhaj, të cilët thanë se Gashi nuk është duke e cituar si duhet Raportin e Progresit.