Gashi – deputetëve të VV-së: Sa dinarë kushton Asociacioni?

Analisti Astrit Gashi i ka pyetur dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziun dhe Artan Abrashin, se “sa dinarë kushton Asociacioni"

Analisti Astrit Gashi i ka pyetur dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziun dhe Artan Abrashin, se “sa dinarë kushton Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”?

“Na e thoni ju se ju po e dini se është bërë Asociacioni, unë nuk e di”, i përgjigjet deputetja Kryeziu.

Analisti Gashi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova për herë të parë e ka pranuar një draftstatut në këtë qeveri.

“Asnjë qeverie nuk i ka ardhur draftstatut i Asociacioni”, thotë Gashi teksa shton se “të dy deputetët e mbrojtët një marrëveshje që e ka nënshkruar Hashim Thaçi”.

Abrashi i është kundërpërgjigjur duke thënë se Kosova “ka pasur kompromise të dhimbshme, të këqija”, që, sipas tij, kanë krijuar realitete të pafavorshme për Kosovën.

“Kjo qeveri po bën orvatjet maksimale, përpjekjet maksimale, që sa më shumë t’i zhbëjë ato dëmet e këqija që i kanë bërë paraardhësit tanë”, tha Abrashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika