Gashi: Derisa Lajçak e Borrell janë në anën e Serbisë, vështirë të arrihet një marrëveshje

Avokati Tomë Gashi për takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se nuk pret të ketë rezultate pozitive në këtë takim

Tomë Gashi, avokat

Avokati Tomë Gashi në lidhje me takimin e radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të enjten më 14 shtator, ka thënë se nuk do të ketë rezultat.

Dhe, sipas tij, marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vështirë të arrihet derisa i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell “të jenë 100 për qind në anën e Serbisë”.

“Nuk do të ketë rezultat, kështu thënë në gjuhën më të thjeshtë, do të jetë takimi i radhës diku pas tre muajve. Eshtë kërkesë e lehtësuesve të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Mirë që tani nuk po thirret dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, por paska është ndryshuar qasja”.

“Dhe derisa Lajçak dhe Borrell janë 100 për qind në anën e Serbisë, është tepër e vështirë të arrihet një marrëveshje. Në prizmin tim unë shpeshherë e shoh Borrelin si një zëdhënës të Qeverisë së Serbisë apo të presidentit të tyre, Vuçiq”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Po ashtu, Gashi ka shprehur bindjen se marrëveshja midis dy vendeve është e vështirë të arrihet.

“E kemi parë takimin në Ohër, që ishte në marr të këtij vitit, dhe e pamë që ishte një deklarim nga Borrell që insistonte apo tentonte që ta arsyetonte Vuçiqin se pse nuk është nënshkruar marrëveshja, edhe pse kryeministri Kurti kishte deklaruar se ishte i gatshëm që ta nënshkruajë, por që Vuçiq hezitonte dhe nuk ka nënshkruar fare”, është shprehur tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka shprehur bindjen se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është një sfidë e madhe dhe se për t’i gjetur zgjidhjet, është e nevojshme që të gjithë aktorët ndërkombëtarë të angazhohen në mënyrë të barabartë dhe të përcaktojnë mënyrën se si do të vazhdojë dialogu midis dy vendeve.

“Dhe unë mendoj që edhe Borrelli edhe Lajçak e Esocobar dhe të gjitha ata që ia duan të mirën Kosovës apo dëshirojnë që ta kenë një qetësi në Ballkan, e vetmja rrugë dhe i vetmi drejtim i trysnisë duhet të jetë Beogradi. Dhe nëse Bashkësia ndërkombëtare nuk ka arritur për 25 vite, faktikisht që ta heqë territorin e Kosovës nga Kushtetuta e saj apo së paku 15 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës që ta detyrojnë me presion Serbinë ta heqin territorin e Kosovës nga Kushtetuta e saj, atëherë si mund të detyrojnë Vuçiqin që të bëjnë marrëveshje të vlefshme apo ligjërisht e obligueshme, sepse kjo i bie që po bën marrëveshje me vetveten. Atëherë çfarëdolloj marrëveshje që nënshkruan, i bie që po nënshkruan më vetveten. Ai nuk po nënshkruan fare sepse nuk po e pranon realitetin”, ka deklaruar Gashi.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika