Analisti Astrit Gashi i është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje me pyetjen se a ka pasur Kosova dorë në eskalim.
I ftuar në emisionin “DebatPlus” në RTV Dukagjini, Arbër Rexhaj ka folur për situatën në veri të vendit, ku ka shtuar se Kosova ka bërë hapa drejt deeskalimit dhe menjëherë ka ardhur reagimi i Gashit.
“Nëse Kosova thotë se ka bërë hapa drejt deeskalimit, e ka pranuar që ka bërë hapa drejt deskalimit, a i bie kjo që Kosova ka pasur dorë në eskalim”, ka thënë Gashi
Gashi gjatë debatit gjithashtu i është drejtuar Rexhajt se “nëse nuk të pëlqen debati, mirë që nuk të pëlqen, përgatitesh herave të tjera dhe vjen”.