Gashi-Durmishi akuzon VV-në për kapje të KMDK-së: Dardan Velija po më saboton në punë

Syzana Gashi-Durmishi, përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), ka ngritur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se partia ka kapur institucionin trefish më shumë se partitë e mëparshme.

Në rrëfimin e saj në Debat Plus, Gashi-Durmishi ka kritikuar gjithashtu kryeshefin e KMDK-së, Dardan Velija, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe për ndërhyrje në strukturën organizative të kompanisë.

Gashi-Durmishi ka rrëfyer se për më shumë se një vit e gjysmë po përballet me sabotim dhe izolim në vendin e saj të punës nga Velija.

“Këta i kanë marrë vota duke thënë që këta e kanë kap ne po e ç’kapim. Jo, unë jam aty që 15 vjet i kam pa LDK-në, PDK-në, këta trefish më shumë e kanë kap.

Po e bazoj me prurjen e re në punë. E kemi pas një inxhinier, tash i kemi tri, pesë pritet t’i marrin. S’kemi nevojë për tri inxhiniere… Më ka izoluar, është duke me sabotuar. Është duke e bërë që një vit e gjysmë”, ka thënë Gashi-Durmishi.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika