Gashi: E kemi ftuar Kurtin të raportojë në Kuvend për bisedimet e fundit në Bruksel

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se ata janë pajtuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë në Kuvendin e Kosovës të premten lidhur me bisedimet e fundit në Bruksel

Shef i GP të LDK-së, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se janë pajtuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten të raportojë në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me bisedimet e fundit në Bruksel.

Gashi para mediave ka thënë se partitë politike presin që Kurti të japë detaje në lidhje me draftin evropian të Asociacionit.

“Jemi pajtuar për raportim në Kuvend, lidhur me bisedimet e fundit të cilat janë mbajtur, dhe se çka ka pranuar kryeministri t’i raportojë në Kuvend. Cili është ai draft që është pranuar, si kemi ardhur deri te ky proces dhe te ky konkluzion. Presim që të premten kryeministri të vijë në Kuvend së bashku më dokumentet të cilat i ka pranuar dhe t’i diskutojmë në Kuvend”, ka thënë ai.

Gashi po ashtu ka theksuar se në kryesi është diskutuar edhe për grevën e minatorëve të Trepçës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për ta.

“Po ashtu shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve të Trepçës dhe kërkuam që kryeministri dhe qeveria të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar. Kërkesat e minatorëve janë minimale dhe duhet të plotësohen”, ka deklaruar ai.

Gashi ka kritikuar kryeministrin për mungesën e transparencës në negociatat për të ardhmen e Kosovës.

Ai ka shtuar se është me rëndësi që dokumentet e negociatave të bëhen publike, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të ketë qasje në to si institucion përfaqësues i popullit dhe të krijojë opinion mbi vendosjen e ardhshme të Kosovës.

“Në kohët e mëhershëm kur negociuesit ose bashkëbiseduesit nuk i kanë shfaqur dokumentet publike dhe nuk janë njoftuar partitë politike apo Kuvendin e Kosovës, kryeministri i ka quajtur tradhti, pra nuk e dimë se çfarë ka në ato dokumente, për ne është e rëndësi që në ato dokumentet të kemi qasje si Kuvend i Republikës së Kosovës, si institucion dhe përfaqësues i popullit dhe mbi bazën e atyre dokumenteve të krijojmë opinion e mbivendosjes çfarë na pret të ardhmen”, ka deklaruar tuje ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika