Gashi: Ekzistenca e shtetit të pavarur bie kur futen në pazare territoret

Astrit Gashi, Gazeta Blic

Analisti politik, Astrit Gashi, u është kundërpërgjigjur përfaqësuesve të PSD-së, në “Debat Plus”, Dardan Molliqaj dhe Qëndron Kastrati të cilët thanë se ideja e shkëmbimit të territoreve i zgjidhë problemet e Kosovës me Serbinë.

Gashi, tha se “ideja e ekzistencës së shtetit të Kosovës, bie në momentin kur e fusim në pazar territorin tonë, pa e ditë çfarë marrim”.

Gashi, pati kritika edhe për mundësinë e formimit të Asociacionit, për të cilin tha se mund të nxitë hakmarrje te një pjesë e vogël e shqiptarëve, sidomos në qytetin e Mitrovicës.

Asociacioni në formën si do bëhet, dhe kontestin, ka me nxitë te një grup i vogël i shqiptarëve ndjenjën e hakmarrjes dhe mospajtimit dhe një ndjenjë e tillë do të jetë e zhvilluar në Mitrovicë, sepse janë një pjesë e njerëzve që e kanë pa edhe ndarjen, dhe mund të thonë çfarë tjetër mund të durojmë që Kosova të jetë shtet”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika