Gashi: Gabim historik nëse lejohet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka thënë se është gabim historik nëse lejohet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se është gabim historik nëse zgjedhjet e Serbisë mbahen në Kosovë.

Gashi ka thënë se do t’i shohin qartë veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Ne do t’i shohim qartë veprimet e kryeministrit Kurti, por është një gabim historik nëse lejohet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë”, ka thënë Gashi.

“Mund të ketë konglomerat politik edhe nga faktori ndërkombëtar që të bëjnë një presion të cakuar ndaj Qeverisë së Kosovës…Mendoj se kjo çështje do të diskutohet edhe në Parlamentin e Kosovës, Kurti nuk merr veprime të njëanshme. Mendoj se pa një diskutim strategjik, pa një gjë strategji që i bjen në strategji shtetit të Kosovës, kryeministri nuk merr një veprim të tillë, pikërisht në situatën e ndërlikuar që gjendemi me komunitetin serb në Serbi, jo në Kosovë”, ka thënë ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në letrën drejtuar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, ka thënë se komuniteti serb për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë duhet të ketë një marrëveshje të veçantë

Kurti në këtë letër ka thënë se kjo marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, bazuar në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Lexo dhe: Nuk ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje

“Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në letrën e Kurtit.

Më tej, Kurti, duke listuar disa kushte, ka inkurajuar Serbinë që të negociojë një marrëveshje speciale me Kosovën, “duke zbatuar në këtë mënyrë edhe një detyrim tjetër të Marrëveshjes Bazë: të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika